Është rritur numri i viktimave dhe të plagosurve nga shpërthimi në Turqi.

 

Presidenti Rexhep Tahip Erdogan në një deklaratë për media tha se 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 kanë mbetur të plagosur.

 

Duke folur përpara nisjes së tij në samitin e G-20 në Indonezi të dielën, Erdogan tha se shpërthimi ishte një sulm i pabesë dhe autorët e tij do të ndëshkoheshin.

 

Ndër të tjera, presidenti shtoi se nuk do lejojnë asnjë përpjekje për të pushtuar Turqinë përmes akteve terroriste.

 

Pas sulmit të pabesë, në vendngjarje shkuan forcat tona të sigurisë dhe të plagosurit tanë u dërguan në spitalet përreth. Përpjekjet për të pushtuar Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit nuk do të arrijnë qëllimin e tyre.

 

Janë 6 të vdekur, 4 prej të cilëve në vendin e ngjarjes dhe 2 në spital. Nëse të plagosur 53”, tha ndër të tjera Erdogan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *