Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Doganve kanë bllokuar në Qafë-Botë 145 mije e 220 Paund anglezë dhe skocezë si dhe kanë arrestuar shtetasin Denis Duro, 25 vjeç, banues në Korçë.

 

Sipas policisë, shtetasi Denis Duro ka qenë duke udhëtuar  me automjetin tip Mecedes-Benz Sprinter, me targa BV 67 KW, nga Greqia në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Qafë-Botë, në Sarandë.

 

Gjatë kalimit të pikës kufitare, shtetasi Denis Duro nuk ka deklaruar shumën e parave prej 145 mijë e 220 Paund.

 

Identifikimi i parave sipas policisë u bë i mundur vetëm pas një kontrolli të imtësishëm në Skaner, pasi strukturat operatoivo-hetimore dispononin informacion se shtetasi Denis Duro po transportonte një sasi të madhe parash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *