Kandidati për deputet i PS, Flamur Noka akuzoi qeverinë se nuk po u ndërton banesa atyre që janë prekur nga tërmeti.

 

Gjatë një takimi me banorët e Kamzës, Noka tha se për mbështetësit e PS ndërtohen vila, ndërsa e kundërta ndodh me qytetarët e thjeshtë.

 

“Rasti juaj tregon se si pushteti diskriminon qytetarët, se si bashkia e Kamzës dhe qeveria e Rilindjes nuk janë në shërbim të qytetarëve. Zoti Çuni nuk është militant i Rilindjes, por një qytetar i thjeshtë i kësaj bashkie, që edhe pse ka dëmtime shumë serioze në banesën e tij, askush nuk do t’ia dijë. Ndërkohë, nga ana tjetër, militantëve të Rilindjes u janë ndërtuar vila, ndonëse shtëpitë nuk janë dëmtuar. Kjo është fytyra e Rilindjes! Ky pushtet që ka braktisur qytetarët, duhet të braktiset më 25 prill.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *