Subscribe

Deputeti demokrat, Flamur Noka, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentare të PD, nuk i ka kursyer sulmet në drejtim të kreut aktual, Lulzim Basha.

 

Ai deklaroi për mediat se “Foltorja” e ish-kryeministri Sali Berisha është e vetmja lëvizje që mund të bashkojë PD-në.

 

Më tej, ai shtoi se dënon fyerjet dhe poshtërimin që Basha bëri ndaj bazës së PD-së, duke e quajtur “llum”.

 

“Kjo forcë duhet t’i kthehet betejës me Edi Ramën. Askush nuk ka guxuar që ta quajë ‘llumë’ qeverinë e Berishës, veçse Bashës. As Nano, as Rama, as kundërshtarët më të egër nuk kanë guxuar që ta quajnë llumë bazën e PD-së. Mbrëmë në mbledhje unë kërkova që të marrë përgjegjësi se forca jonë është duke shkuar në zgrip falë vendimit të tij. Dhe nëse e donte këtë force, do të jepte dorëheqje. Ai konfirmoi se fati i karriges së tij është më i shtrenjtë se fati i demokratëve. U vendos i lidhur pas saj. Foltorja është zgjidhje, foltorja e Sali Berishës është për të bashkuar PD, për ta mbajtur këtë forcë nga rrënimi ku po e çon Basha. Firmat po ecin shumë mirë dhe e kanë kuptuar se bazë është për një forcë të bashkuar.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *