Këngëtarja Enca para pak kohësh është shkëputur nga grupi OTR, pas një zënke me reperin Noizy.

 

 

Pas kësaj grindjeje, këngëtarët nuk ka reshtur së akuzuari njëri- tjetrin si fajtor për shkëputjen e tyre.

 

 

Ka qenë reperi që është shprehur se falë tij Enca ka arritur të sigurojë një kontratë shumë të rëndësishme, deklaratë e cila nuk është kapërdirë shumë lehtë nga bukuroshja.

 

 

Enca tanimë pasi është bërë pjesë e tregut ndërkombëtar të muzikës duket se nuk ia ka nevojën askujt.

 

 

Në profilin e saj në “Instagram” ajo postoi një foto ku shkruante: “Kam frikë se ata që më kanë inat do të bëjnë vetëvrasje pasi të marrin vesh lëvizjet e mia të ardhshme. Do lutem për ju!”, që duket se i dedikohet pikërisht grupit OTR

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *