Dhënia e çmimit Nobel në Letërsi austriakut Peter Handke, një mohues i gjenocidit në Kosovë dhe lidhjet e tij Sllobodan Millosheviçin, vijojnë të shkaktojnë reagime të shumta. Vala e kritikave e ka detyruar Akademinë Suedeze të japë shpjegime për këtë vendim.

 

Sekretari i Akademisë Suedeze, Mats Malm, tha për “The Nju York Times” se “nuk është në mandatin e akademisë që të balancojë kualitetin letrar në raport me qëndrimet politike”. Ndërsa në një reagim për “CNN”, “Fondacioni Nobel” përgjigjet shkurt:

 

“Asnjëherë nuk i komentojmë përzgjedhjet e pavaruara të cilat jepen nga institucionet të cilat zgjedhin laureatët për Çmime Nobel” .

 

Shkrimtari austriak Peter Handke, njihet si një adhurues i Sllobodan Millosheviçit i dënuar për krime lufte. Ai madje ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të njeriut që njihet ndryshe si “kasapi i Ballkanit”.

 

Menjëherë pas vlerësimit të shkrimtarit Handke, Akademitë e Shkencave në Tiranë dhe në Prishtinë kritikuan vendimin, duke kërkuar anulimin e çmimit Nobel për të.

 

Vetë autori austriak ka preferuar të heshtë përballë këtij lumi kritikash. Ndërkohë  në platformat online kanë nisur disa peticione të ndryshme që synojnë mbledhjen e mijëra firmave me qëllim për t’i kërkuar akademisë suedeze heqjen e çmimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *