Rreth 1 milionë njerëz në SHBA  janë infektuar me koronavirus, më shumë se 54 mijë e kanë humbur betëjën me sëmundjen por edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur ndjeshëm, duke i kaluar 118 mijë.

Presidenti Donald Trump në konferencën e përditshme për shtyp bëri të ditur se nurmi i infeksioneve të reja ka rënë ndjeshëm në pothuajse të gjitha shtetet. Kreu i shtëpsië së bardhë u shpreh optimist për rimëkëmbjen e ekonomisë duke thënë se do të rikthehet më e fuqishme se dy muaj më parë.

Ndërkohë, shteti i Nju Jorkut, epiqendra e koronavirusit , do të lejojë farmacitë që të kryejnë teste për COVID-19. Guvernatori Andreë Cuomo tha se rreth 5 mijë farmaci do të kryejnë 40 mijë teste në ditë.  

Nga dita e premte, Xhorxhia, Oklahoma dhe Alaska lejuan biznese të caktuara të rihapen, megjithë paralajmërimet e ekspertëve se masa mund të ishte shumë e hershme dhe të ndizte një valë tjetër të infeksioneve.

26 milion njerëzqë përbëjnë 15 % të popullsisë, kanë mbetur të papunë që nga mesi i marsit dhe shumë shtete po ndiejnë presionin për të lehtësuar masat e kufizimit të lëvizjes. Ndërkohë, një numër i madh njerëzish në Florida dhe Kaliforni i janë drejtuar plazheve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *