Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka cilësuar një arritje të madhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Përmes një postimi në “Twitter”, Trump shkruan se një shembull të tillë do ta ndjekin shumë shpejt edhe shumë vende të tjera islamike dhe arabe.

 “Një ditë tjetër e madhe për paqen me Lindjen e Mesme – Kosova dhe Izraeli, me shumicë myslimane, kanë rënë dakord të normalizojnë lidhjet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike. Ju lumtë! Shumë kombe të tjera islamike dhe arabe do ta ndjekin këtë shembull”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në Tëitter.

Kosova dhe Serbia nënshkruan këtë të premte një marrëveshje me qëllim normalizimin ekonomik. Marrëveshja, e cila u firmos në Shtëpinë e Bardhë përmban 16 pika. Shumë figura politike e kanë përshëndetur këtë marrëveshje, duke e konsideruar një hap të jashtëzakonshëm për njohjen reciproke.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *