Sektori i Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bën me dije se për shkak të punimeve që po kryhen në hyrje të qytetit të Fushë Krujës, por edhe për shkak të ngarkesës së krijuar nga sezoni turistik, lëvizja e mjeteve dhe kryesisht ajo e kamionave të cilët operojnë në Fushë Krujë, Krujë dhe në zonat përreth dalja e tyre nuk do të bëhet në kryqëzimin e Luzit, por do të devijohet në rrugën e vjetër Fushë Krujë-Borizanë-Thomanë.

Ndërsa kamionët që vijnë nga Vora për shkak të ngarkesës të ndjekin aksin rrugor Vorë-Casa Italia -Kamëz-Tapizë-Fushë Krujë.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë të angazhuar dhe kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve që të përdorin rrugët e tjera alternative të vëna në dispozicion deri në përfundim të punimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *