Ministria e Jashtme bëri një njoftim sqarues për të gjithë shqiptarët që mund të udhëtojnë lirshëm drejt Italisë fqinje. Sipas ministrisë, në Itali lejohet hyrja e shqiptarëve që janë rezidentë atje dhe të pajisur me leje qëndrimi.

Për këtë kategori është i detyrueshëm karantinimi 14-ditor. Po ashtu, lejohen udhëtimet për qëllime studimore, për nevoja pune të provuara dhe për nevoja shëndetësore të provuara.

Pjesë e grupit janë edhe anëtarët e ngushtë të familjeve të shqiptarëve që janë me leje qëndrimi dhe rezidencë italiane.

Këtu bëjnë pjesë bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët deri në 21 vjeç, prindërti bashkëjetues, anëtarët e tjerë të familjes të varur për arsye të aftësisë së kufizuar.

“Të gjithë qytetarët shqiptarë që përmbushin kriteret e mësipërme, mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë edhe me pasaportën e tyre të skaduar brenda vitit 2020. Që të rikthehen në territorin italian duhet të bëjnë më parë, rinovimin e pasaportës në Shqipëri. Nga data 16 Gusht, në disa rajone të Italisë, është aplikuar kryerja e tamponit falas për të gjithë qytetarët që mbërrijnë në Itali. Nga ky moment është i detyrueshëm izolimi në banesë në pritje të përgjigjes së tamponit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *