Subscribe

Ndërsa numri i viktimave në vend nga virusi Covid-19 po rritet, qytetarët vijojnë të jenë të pandërgjegjësuar mbi rrezikun që u kanoset.

 

Grumbullime njerëzish pati mëngjesin e kësaj të hëne në tregjet dhe marketet e Vlorës. Shume prej tyre nuk respektuan as minimumin e rregullave dhe mbi të gjitha nuk ruajtën as distancën me njeri-tjetrin.

 

E njëjta situatë u paraqit dhe në Fier. Qytetarët shfrytëzuan orarin e lëvizjës për plotësim të nevojave bazike.

 

Nderkohe me te ndergjegjesuar ishin qytetarët që u paraqiten pranë filialeve te bankave.

 

Grumbullime masive njerëzish pati dhe në supermarketet e Korçës. Ndonese në këtë qytet u konfirmuan tre rastet e para me koronavirus, qytetarët vijojnë të neglizhojnë rekomandimet e autoriteteve.

 

Lëvizje të shumta qytetarësh u shenuan edhe në Berat, shkoder, Lezhë, e Fushë-krujë. Pavarësisht apelit për të qëndruar në shtëpi, të shumtë ishin ata qe u janë panë në rrugë duke rrezikuar përhapjen e virusit.

 

Ndërkohë në Durrës, Elbasan e Burrel lëvizjet ishin më të kufizuara, ndërsa në shumë pika tregtare qytetarët mbajten radhë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *