Subscribe

Është bërë një vit që artistët po realizojnë shfaqet larg publikut. Qëkurse u konfirmuan rastet e para e deri më tani që masat janë zbutur,  sallat e teatrove nuk kanë pritur artdashësit dhe ekzekutimi i veprave të artistëve nën masat e pandemisë, janë bërë  larg duartrokitjeve.

Teatri është zhvendosur online si zgjidhja e vetme që artistët të vazhdojnë jetën artistike, një medium që është larg magjisë së skenës së vërtetë.

 

ENDRI ÇELA  

REGJISOR/ AKTOR

“Në një situatë ku ty të ka ikur frymëzimi se nuk i motivuar, jemi në një pikëpyetje të madhe dhe dëmtimi është i madh.”

MEDI SELIMI

AKTORE

“Keq ka ndikuar sepse sido të jetë për një aktor që nuk interpreton në skenë dhe nuk ka punliklun, mbyllesh në vetvete dhe kjo të ndikon shumë.”

LEDIA SULA

PRIMABALERINE

“Është një motiv shumë i fortë duartrokitja, emocioni që të jep skena. Është një mungesë shumë e madhe. Nuk po marrim emocionin dhe motivimin e duhur.”

Por megjithatë edhe kjo eksperiencë, ka shërbyer që deri diku komuniteti i artistëve të aktivizohet në këtë vit të gjatë pandemie kulturore.

LEDIA SULA

PRIMABALERINE

“Jemi munduar të bëjmë vetëm pjesë solo ose duet apo trio. Maska na krijon pak problem me frymëmarrjen.”

ENDRI ÇELA

REGJISOR/ AKTOR

“Nuk është ajo magjia që ka teatri. Mungon energjia, teatri në ekran nuk është aq efektiv.”

MEDI SELIMIM

AKTORE

“Kemi bërë forma të ndryshme interpretimi dhe kemi qenë gjithë kohën aktiv.”

 

Ndonëse në vendet e rajonit teatrot janë rikthyer, në Shqipëri shpresat për të rifilluar janë të zbehta. Të vetmet zgjime te përkohshme kanë qenë muajt e ngrohtë të pranverës dhe verës, ku artistët i kanë dhënë shfaqjet në ambiente të hapura .

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *