Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani tha se qeveria socialiste ka mashtruar dhe harruar banorët e dëmtuar nga tërmeti.

 

Duke përkujtuar një-vjetorin e ngjarjes tragjike, Nishani tha se shqiptarët duhet ta përbuzin këtë qeveri.

 

“Pas një viti nga tërmeti vrastar e i pabesë kujtojmë e ngushëllojmë familjet që u goditën më rëndë, me humbje të të dashurve e rrënim të vatrave të tyre. Solidariteti njerëzor dhe përkujdesja e Zotit lutemi të mos ju mungojë. Mashtrimi, neglizhenca, fyerja dhe paaftësia e një qeverie që pothuajse nuk ekziston për ta, meritojnë përbuzjen e shqiptarëve dhe turpin e histories”, tha Nishani në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *