Franca përkujton sot nje vjetorin e sulmeve terroriste te Parisit, qe u morën jetën 130 personave. Presidenti Fransua Hollande ka marre pjese ne ceremonitë e zhvilluara ne ketë dite, ku përfshihet edhe zbulimi i pllakave përkujtimore te viktimave. Nga Stade de France, ne hollin e koncerteve ne Bataclan dhe ne gjashte vende te tjera ku ndodhen sulmet, janë bere homazhe per jetët e pafajshme qe u prenë ne mes nga terroristet e Shtetit Islamik dhe jane lexuar emrat e tyre. Hollonde zgjodhi te mos flasë me argumentin se 13 nëntori nuk duhet te fokusohet tek politika, por tek nderimi i viktimave. Një vjetori i sulmeve e gjen Francën ne gjendje emergjence, e cila pritet te zgjatet edhe tej. Ketë e deklaroi kryeministri Manuel Vals ne nje interviste per BBC. Masat sipas tij janë te nevojshme per te mbrojtur demokracinë. Një vit me pare një grup xhihadistësh goditen kryeqytetin Paris ne zemër te tij. Sulme të koordinuara u kryen në “Stade de France” dhe në restorante. Ne sallën e koncerteve ne “Bataclan” ndodhi masakra me e madhe, pasi 3 persona qëlluan ndaj turmës, duke lëne te vrare 90 vete.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *