Një sipërmarrës grek është ekzekutuar në ishullin Zakynthos, në Greqi.

 

54-vjeçari Dimi Korfiatis kishte shkuar në zyrën e kontabilitetit për të diskutuar përfshirjen e tij në një program financimi. Mirëpo, një person i paidentifikuar, filloi të qëlloi me armë në drejtim të zyrës së Korfiatis, duke e lënë të vdekur biznesmenin.

 

Qershorin e vitit të kaluar, ai i shpëtoi një atentati, po rezultoi fatale për bashkëshorten e tij, e cila ndërroi jetë në vend.

 

Ajo ishte  kandidate për këshilltare komunale në zgjedhjet e mëparshme lokale të mbajtura në Greqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *