Shkon në 56 numri i viktimave që kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në vendin tonë.

Bëhej fjalë për një pacient 70-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive. Ai nuk e ka fituar dot betejën me COVID-19, megjithë asistencën e mjekësore. 70-vjeçari, i konfirmuar me COVID19 vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë.

Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të shtunë 72 raste të reja pozitive me COVID, duke e çuar në total numrin e pacientëve të infektuar në 2.402.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *