Një tjetër trup i pajetë është nxjerrë këtë të enjte nfa rrënojat e pallatit 6 katësh në Durrës.

 

Trupi i nxjerrë i përket një gruaje, duke bërë që numri I viktimave deri më tani të shkojë në 40, ndërsa vijojnë kërkimet për të tjerë persona të mbetur nën rrënoja në Durrës.

 

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se në orën 4 të mëngjesit u nxorën nga rrënojat 3 trupa më Thumanë, ku janë ndërprerë dhe operacionet e kërkim shpëtimit pasi nuk ka më informacion në lidhje me persona të mbetur nën rrënoja.

 

Ndërkohë pritet që numri i viktimave të rritet pasi ka ende persona nën rrënoja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *