Një tërmet me magnitudë 6.1 tronditi bregdetin verior të Perusë. Qendra Sizmologjike Kombëtare njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 36 km dhe 12 km në perëndim të qytetit Sullana.

 

Të paktën 43 persona u plagosën, nga të cilët 3 ndodhen  në gjendje të rëndë, sipas të dhënave fillestare. Deri më tani nuk raportohet të ketë asnjë viktim.

 

Troditja e madhe i detyroi qytetarët të largohen nga shtëpitë e tyre. Pamjet tregojnë tmerrin e njerëzve dhe dëmet e mëdha që shkaktoi tërmeti.

 

Peruja është një ndër vendet me aktivitetin sizmik më të madh në botë. Më 15 gusht 2007, një tërmet me magnitudë 7,9 ballë u mori jetën 595 njerëzve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *