Një person i armatosur i veshur si polic, Gabriel Wortman, vrau të paktën 16 persona, përfshirë një oficer policie, në provincën e Nova Skocisë në Kanada. Mes të vdekurve është edhe autori i sulmit.

Banorët në qytetin rural të Portapique u këshilluan të qëndrojnë brenda pas nisjes së sulmit të shtunën. Sipas mediave të huaja, policia raporton se numri i të vdekurve mund të jetë më i lartë. Mes viktimave është edhe Heidi Stevenson që ka shërbyer si polic për 23 vjet.

“Dy fëmijë kanë humbur nënën e tyre dhe një burrë gruan e tij. Prindërit humbën vajzën e tyre dhe të tjerë të panumërt humbën një mik dhe koleg të jashtëzakonshëm”, tha Komisioneri Bergerman.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau e përshkroi këtë si një ngjarrje të tmerrshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *