Subscribe

Një paketë e re ligjore pritet të kalojë së shpejti në Kuvend me qëllim zhvillimin e ekonomisë që lidhet me detin.

Nisma vjen pas miratimit të ligjit për heqjen e TVSH-së, së jahteve dhe synon lehtësira për ta bërë vendin sa më konkurrues me shtetet e tjera të rajonit në fushën e turizmit.

 

BLENDI KLOSI

MINISTER I TURIZMIT

“Padyshim të përfitojmë dhe të shfrytëzojmë mundësitë e mëdha që kemi nga ky pozicionim strategjik në zonën e Adriatikut Jonian, dhe më pas me gjithë Mesdheun. Nuk ka dyshim që kjo politike e re na kërkon gjithnjë e më shumë që kolegët e institucioneve të pranojnë se ka një trend të ri që jeton me detin, gjithë sistemin tonë. Me kaq pak  të shfrytëzuar që e kemi zonën e marinave, zonën e detit, zonën e jahteve, kemi kuadro të kualifikuar djem e vajza që shërbejnë në industrinë e jahteve.”

 Nga Durrësi, ministri Klosi tha se ky legjislacion i ri do të mundësojë ofrimin e një pakete të plotë turistike për të gjithë vizitorët e huaj që do të zgjedhin Shqipërinë.

 “Ligjet e reja, paketa e re ligjore që po ndërtojmë padyshim nuk kërkon të ketë një zgjidhje të menjëhershme. Nuk ka mundësi të ketë zgjidhje të ditës për situatën në det, por është një strategji të paktën 4-5 vjeçare që duhet ta ndjekim me shumë rigorozitet që të futemi në konkurrencën e madhe që ka rajoni.”

 Në lidhje me këtë nisëm, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka nisur punën për ndryshimet e procedurave të regjistrimit për jahtet, të cilat zgjedhin të mbajnë flamurin shqiptar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *