Ky kangur që duket në video, u filmua duke kërcyer nga uji teksa bënte not në oqean. Autori i videos, Glen Durlik ishte me pushime me babanë e tij në Arnhem Land (Australi) duke peshkuar në kohën kur u befasua nga pamja që kishte para syve.

Teksa e postoi videon interesante në rrjetet sociale ai shkruante:

“Ne ndërkohe kishim kaluar një ditë të shkëlqyeshme, duke parë një grumbull balenash të hynin në gjirin ku ne po pushonim. Por ndërsa sodisnim balenat, na doli para syve kjo pamje e mahnitshme”.

Një befasi e madhe për babë e bir  duke qënë se kanguri është një kafshë e traditës në Australi por në tokë e kurrsesi në ujë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *