Bindja Demokratike ka publikuar emrin që do ti prijë listës së saj në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 25 prillit.

Astrit Patozi, drejtues i kësaj force politike bëri të ditur se Erjon Murataj do të jetë koordinator i Bindjes Demokratike për qarkun e Elbasanit.

 

Zoti Murataj është një politikan i ri me një eksperiencë të pasur në administratën publike dhe në biznesin privat.

Lidhja e tij me qytetin bëhet më e fortë edhe nga trashëgimia, pasi është nip i dy gjyshërve të njohur, regjisorit të teatrit “Skampa”, Llambi Burgjia dhe gjeneral Myqerem Muratajt.

Jurist në profesion ai synon të kontribuojë për Elbasanin, duke i siguruar atij një përfaqësim dinjitoz në parlamentin e ardhshëm, që të reflektojë në radhë të parë problematikën e rinisë së këtij qarku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *