Subscribe

Ato pak vargje që ka zgjedhur të regjistrojë me zërin e tij, Dritëro Agolli ka preferuar t’i shkëpusë nga poezia “Kur nuk shkruaj vjersha”. Vargje të tilla, por jo me vetë emocionin e poetit, janë përcjellë në Bibliotekën Kombëtare në javën që i kushtohet vetë Dritëro Agollit. Shkrimtari, letrat e të cilit janë bërë këngë, filma, frymëzim për fëmijët e të dashuruarit, këtë javë feston 85-vjetorin e tij. Me një poezi të tijen ka zgjedhur edhe ministrja e kulturës, Kumbaro që të nisë javën që artistikisht kthen në vëmendje të shqiptarëve botën artistike të Agollit. Në bibliotekën Kombëtare janë ekspozuar nga sot dorëshkrimet e veprave të shkrimtarit, botimet e tij të para, disa prej tyre përkthyer në disa gjuhë të botës e ku nuk mungojnë edhe letrat e Dritëroit si përkthyes e publicist. Java do të vijojë me lexime dhe auditorë që do të flasin për veprën e Dritëroit në Bibliotekën Kombëtare dhe në sallat ku studiohet letërsi e gjuhë shqipe, pa harruar leximet skenike në Teatrin Kombëtar në ditën e 85-vjetorit të tij, më 13 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *