Subscribe

Ngjarja e Devollit ku mbeti i viktime nje 44-vjeçar dhe u plagosen dy shokët e tij, dyshohet se ka si motiv prishjen e pazareve te drogës. Kjo është edhe pista kryesore ku policia ka përqendruar momentalisht hetimet. Tre persona u sulmuan dhe u goditën me mjete të forta pranë kufirit me Greqinë, ndërsa njëri prej tyre humbi jetën disa orë më pas në spital.

 

Krimi ndodhi në fshatin Braçanj ne vendin e njohur si “Shtegu i refugjateve”, ndërsa viktima të sulmit u bene Mentor Vurnazi, Zarif Alliu dhe një tjetër person qe udhëtonte bashke me ta, i cili ka dhënë edhe dëshminë ne polici. Por 44-vjeçari Alliu nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra ne pjese te ndryshme te trupit.

 

Ndërkohë dy shokët e tij mbeten te plagosur, dhe njeri prej tyre mësohet se është ne gjendje me te rende. Sipas deklarimeve te dëshmitarit, ka pasur përleshje mes dy grupeve dhe dyshohet për te plagosur edhe nga pala tjetër.

 

Burime pranë uniformave blu thanë se ata u sulmuan nga 4 persona, ndërsa gjatë përleshjes fizike, agresorët i goditën me mjete te forta dhe u morën shumen prej 10 mijë lekësh, si edhe telefonat celularë. Të plagosurit trokitën në shtëpitë e fshatit për të kërkuar ndihmë.

 

Nuk dihet se cili ishte destinacioni përfundimtar i 44-vjeçarit Alliu dhe dy shokëve te tij, por fakti qe ngjarja ka ndodhur pranë kufirit, ka shtuar dyshimet. Zona është shfrytëzuar shpesh nga trafikantet për kalimin e ngarkesave te drogës drejt Greqisë, por uniformat blu nuk kane gjetur gjurme te lendeve narkotike, metgjithate, kjo nuk përjashton mundësinë qe ngarkesa te ketë kaluar ne token greke. Policia ka siguruar te dhëna, te cilat tregojnë se agresorët dhe personat qe ranë pre e sulmit njiheshin mes tyre dhe kishin lënë takim tek “shtegu i emigranteve”, i cili ndodhet vetëm dy kilometra larg vijës kufitare.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *