Rëndohet bilanci nga ngjarja e rëndë kriminale ne qytetin e Kavajës.

Përvec viktimes, që është një shtetas rreth 50 vjec, mësohet se kanë mbetur të plagosur edhe 4 persona të tjerë.

I gjithë ky bilanc është regjistruar si pasojë e e përplasjes së armatosur mes dy grupeve ne lagjen numër 4 të Kavajës.

Viktima ka qënë kalimtar në momentin që është bërë shkëmbimi I armatosur ndërsa në radhët e të plagosurve ka autore të ngjarjes dhe kalimtare të tjerë.

Raportohet se disa persona te dyshuar per kete ngjarje jane ndaluar deri tani nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *