Koronavirusi nuk po kursen as moshat e reja. Mirela Cami nga Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se një 31-vjeçar ka vdekur në spitalin “Shefqet Ndroqi” në orët e fundit. Gjithsej, për këtë të enjte u raportuan katër viktima.

“Një i ri 31 vjeçar nga Tirana i prekur nga COVID-19, që vuante nga diabeti, ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nuk e kanë fituar dot betejën edhe 3 qytetarë të tjerë: Një 69 vjeçar nga Shkodra, një 76 vjeçare nga Fieri dhe një 85 vjeçar nga Korça në dy spitalet COVID. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.”

92 janë rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit. Në të dy spitalet COVID, po trajtohen 124 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Gjatë orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2883, që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *