Një 60-vjeçare dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëdjegur me benzinë.

Shtetësja me iniciale F.G., njofton policia, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim t’i vinte flakën vetes. Ngjarja ndodhi para Bashkisë së Durrësit.

Ajo u shoqërua nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në ambientet e Policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *