Të ngjan me një parajsë të vogël ngritur në tokë!
Ajo është ferma e parë e fluturave në Shqipëri dhe Ballkan, e krijuar nga 26-vjeçari Marko Prendi në fshatin Mjedë të Bashkisë Vau Dejës.
I riu i diplomuar për Biologji Mjedisi, këtë pasion e nisi ndërsa merrte dije në auditorët e universitetit, e sot ka arritur të krijojë kopshtin përrallor me 1500 flutura.
Ishte shkurti i vitit 2024 kur ndërmori këtë iniciativë, që i dhuron emocione, kënaqësi dhe adrenalinë.
Gjithçka e krijuar dhe që mbahet me forcat e tij, pasi ferma nuk i siguron të ardhura. Për tu kujdesur për fluturat, Marko punon në një call center. Por kjo nuk e pengon në ambicien që ka, zgjerimin e këtij kopshti.
Sipas biologëve në vendin tonë janë 205 lloje fluturash dhe më e bukura prej tyre mban emrin “Danaus chrysippus” dhe gjendet më së shumti në zonën e Karavastasë./vizionplus.tv





