Kreu i SPAK, Arben Kraja ndodhet sot në një seancë dëgjimore për Raportin Vjetor të veprimtarisë së Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) gjatë vitit 2021 në Komisionin e Ligjeve.

 

Kraja ka raportuar në Komisionin Ligjor parlamentar një ditë pas finalizimit të aksionit të koduar “Golden Bullet”, që kulmoi me arrestimin e 18 personave dhe shpalljen në kërkim të dhjetëra të tjerë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kraja tha se me paratë e koksifikuar nga aktivitetet kriminale janë ngritur laboratorë eksperimentalë.

 

“Ne kemi ngritur një laborator të ekspertimeve digjitale me fondet e konfiskuara nga aktiviteti kriminal. Kemi aplikuar, kemi marrë fondin, janë blerë pajisjet. Kemi marrë tre nga ekspertët më të mirë që janë në vend e është bërë eficient në fund të vitit 2021. Janë trajnuar prokurorët e hetuesit e BKH. Për periudhën e fundit kanë kryer 118 akte ekspertimi” tha Kraja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *