Subscribe

Ky është automjeti tip Audi i drejtuar nga 22-vjeçari Igli Madani i cili shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi në aksin rrugor Levan Vlorë. Ndërsa këtu pamjet tregojnë atë çfarë ka mbetur nga mjeti tip Toyota që udhëtonte familja nga Fieri.

 

Sende personale, rroba dhe lodra të thyera që mund të dallohen në këtë mjet. Të dy automjetet janë dërguar në pikat e grumbullimit të policisë rrugore.

 

Një ditë pas ngjarjes tragjike, policia e rrugore ka blinduar këtë aks rrugor. Mësohet se në këtë rrugë janë shtuar forcat policore dhe kanë nisur aksion ndaj makinave luksoze dhe shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor. Edhe Njësia Operacionale e Tiranës është nisur drej këtij aksi ku po kryhen kontrolle të shumta me radarë.

 

Mësohet se janë vendosur afro 100 gjoba dhe janë pezulluar 25 patenta kryesisht për shpejtësi mbi normën e lejuar.  Limiti i shpejtësisë në autostradën Levan – Vlorë është 110 km orë.

Shkaktari i aksidentit, Igli Madani ndodhet jashtë rrezikut në spitalin e Traumës.

 

Edhe pse vetëm 22 vjeç ai ka një historic të gjatë të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Ai kishte marrë patentën prej 3 vitesh, dhe gjatë kësaj kohe regjistron të ketë marrë 8 gjoba, 4 prej tyre për parakalim të gabuar, 2 gjoba për xhama të zinj, 1 gjobë shpejtësie dhe 1 për aksident me plagosje në Tiranë. Kjo çështje edhe pse u hetua, më pas u pushua nga prokuroria. Ai është djali i biznesmenti Bashkim Medani dhe makina tip  ‘Audi A8’, me vlerë  afro 100 mijë euro ishte në emër të biznesmenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *