Elizabeth Williams, 89 vjeç, është cilësuar si një heroinë, pasi shpenzoi më shumë se 4 mijë paund për të rregulluar rrugën e lagjes së saj.

 

E moshuara thotë se ajo nuk ka kërkuar asnjë kontribut nga komuniteti, por kanë qenë banorët e tjerë ata të cilat i janë ofruar që ta ndihmojnë.

 

Elizabeth thotë se ajo dhe vendasit e tjerë kishin dërguar email, telefonuar dhe shkruar letra për kompaninë e cila do të shtronte rrugën. Por, një menaxher nga kompania bëri me dije se nuk mund të merrnin një kontraktor për të kryer punën. Kur e pa që problemi nuk po merrte zgjidhje, zgjodhi që ta rregullonte me financat e saj.

 

“Ndihem mirë për këtë tani, por ishte e tmerrshme. Gropat ishin absolutisht të tmerrshme. Unë thjesht doja të bëja diçka për të. Është gjithashtu një dhuratë për fqinjët e mi, të cilët janë shumë të mire”, u shpreh ajo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *