Një 90-vjeçare është britanikja e parë që bëri vaksinën kundër koronavirusit. Margaret Keenan e mori vaksinën në spital ku ishte e shtruar. Pas kësaj, ajo festoi me një filxhan çaji. Javën e ardhshme Margaret do të mbushë 91 vjeç dhe tha se ndihet e privilegjuar që mori vaksinën.

 

“Ndihem kaq e privilegjuar që jam personi i parë i vaksinuar kundër Covid-19, është dhurata më e mirë për ditëlindje. Kjo do të thotë që më në fund mund të kaloj kohë me familjen time dhe miqtë për festat e fundvitit.”

 

Personi i dytë që bëri injeksionin ishte 81-vjeçari William Bill Shakespeare, një pacient i shtruar në spital.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *