Regjistrohen edhe 2 raste të reja me koronavirus në Berat. Epidemiologët nuk e kanë gjetur akoma nga janë infektuar ata sepse nuk janë kontakte të rasteve të mëparshme.

Një nga rastet e konfirmuara me Covid-19 është një grua 46-vjeçe, punonjëse në fasoneri.  Kontaktet e afërta të gruas janë karantinuar dhe janë në pritje të kryerjes së tamponëve.

Edhe një pensionist 74-vjeç ka rezultuar i prekur me Covid-19 por ende nuk dihet se ku dhe nga kush është infektuar. 74-vjeçari kishte 5-ditë i shtruar në Repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ishte në pritje të përgjigjes së analizave të tamponit që kishte bërë pas shfaqjes së shenjave të infektimit.

Mjekët epidemiologë në Berat bëjnë me dije se po hetojnë personat e kontaktit të dy rasteve të reja. Por ata ankohen se ka mungesë të theksuar tamponesh. Sipas mjekëve, mungesa e tamponëve ka ulur në masë identifikimin e rasteve të reja dhe personave të kontaktit me rastet e mëparshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *