Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, që është edhe një prej firmëtarëve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, tregoi si do të procedohet, pas dorëzimit të kërkesës në Kuvend.

 

Balla deklaroi se kjo kërkesë do të shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve, për të vendosur pastaj nëse do të ngrihet një komision hetimor. Ai bëri me dije se socialistët kanë prova që dëshmojnë se kreu i shtetit ka shkelur sistematikisht Kushtetutën.

 

“Presidenti edhe pas rezolutës të 2019, ka vazhduar të kryejë veprime që bien në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën. Kuvendi do të shprehet në ditët në vijim për këtë kërkesë. Kërkesa plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për t’u shqyrtuar nga Kuvendi. Do t’i kalojë për shqyrtim Komisionit të Ligjeve që duhet të shprehet nëse kërkesa i plotëson kriteret ligjore dhe formale dhe më pas duhet të ngrihet edhe Komisioni Hetimor Parlamentar, që të hetojë nëse ekzistojnë ose jo dyshimet e hedhura nga firmëtarët për këtë proces shkarkimi. Kuivendi aktual e ka sovranitetin e duhur për të ushtruar mandatin e tij deri në datën 8 korrik. Nuk do të doja të bëja asnjë deklaratë tjetër para se Komisioni i Ligjeve ta shqyrtojë kërkesën, nuk dua të ndërhyj aspak. Personalisht, si një prej firmëtarëve, besoj se në dokumentin shumë të plotë që kemi paraqitur, janë të gjitha provat e nevojshme e të domosdoshme që jo vetëm argumentojnë qëndrimin tonë, por janë edhe provat e nevojshme për të inicuar procesin e shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Kuvendi po bën gjënë e duhur në kushtet kur Presidenti i Republikës nuk po bën detyrën. Ai nuk e ka ushtruar këtë mandat sipas parashikimeve kushtetuese. Kam besim që me opozitën e re parlamentare në legjislaturën e 10 do të arrijmë të institucionalizojmë një frymë të re komunikimi dhe bashkëpunimi.”  

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *