Subscribe

Dy farmacistë janë proceduar penalisht për shkak të rritjes së çmimit në mënyrë abuzive të ilaçeve gjatë këtyre ditëve ku Shqipëria po përballen me ethet e koronavirusit.

 

Aksioni i policisë i koduar “Medikamenti”, i zhvilluar në Durrës, ka ushtruar kontroll në disa farmaci të qytetit, për të parandaluar tregtimin me çmime abuzive dhe duke fshehur të ardhurat.

 

Sipas policisë, janë vënë në hetim në gjendje të lirë 2 pronare të farmacive, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë në lagjen Nr. 13, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi dezifektantësh për duart pa faturë tatimore, të cilët shiteshin me çmime abuzive, si dhe në farmacinë në lagjen Nr. 4, u konstatuan shitje pa kupon tatimor.

 

Policia shton se aksionet do të vijojnë edhe në qytetet e tjera për të hetuar nëse ka apo jo rritje abuzive të çmimeve të medikamenteve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *