Ish-presidenti, Bujar Nishani u takua këtë të enjte me presidentin Ilir Meta ku diskutoi në lidhje me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese.

 

Duke I dhënë të drejtë kreut të shtetit, Nishani doli kundër qëndrimit të SHBA duke theksuar se çështja nuk duhet të shkojë në Komisionin e Venecias.

 

“U njoha edhe me disa cështje të pa bëra publike të Presidentit. Që tregojnë për një tendencë për të minuar Presidencën. Ndaj e mbështes presidentin plotësisht në qëndrimin e tij. Proces i Reformës është sistem që shqiptarët po duan ta mbajnë gjallë. I takon presidentit të bëjë publike, por cdo veprim është në kompleksitetin për minimin e procesit që ka ndjekur presidenti për ndërtimin e shtetit të së drejtës.”

 

Nishani u ndal po ashtu dhe tek çështja e shkarkimit të anëtarit të Kushtetueses Besnik Muçi nga KPA, ku I dha të drejtë këtij të fundit në lidhje me qëndrimin e mbajtur.

 

“Arsyetimi i Muçit është korrekt dhe i saktë në vijë logjike. Besnik Muçi si prokuror nuk ekziston më që nga dita që është dekretuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe është betuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Analiza morale është tjetër gjë. Jo çdo qytetar hyn në vetting. Kur një subjekt nuk ekziston më, ka ndërruar jetë, mbyllet çështja.Në rastin konkret Muçi nuk ekziston më si prokuror.”

 

Duke e cilësuar vendimin si skandaloz, Nishani i kërkoi Kuvendit të marrë masa ndaj trupës së gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

 

“I takon parlamentit që menjëherë këta njerëz të zgjedhur prej tij të hetohen dhe shkarkohen nga detyra. Kanë nivel skandaloz.”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *