Ish-presidenti Bujar Nishani shtoi dozën e sulmeve për kryeministrin Edi Rama. Duke e quajtur gangster në “Facebook”, Nishani tha se Rama kërkon ta ndryshojë Kushtetutën pa miratimin e opozitës.

“Gangsteri në krye të sektit të hajnisë vetquajtur “rilindsa”, që e mbushi Parlamentin me trafikantë, vrasës e të dënuar ordinerë, që mbushi bashkitë e vendit me përdhunues, falsifikatorë e drogmenë, pretendoka të drejtën për të ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor me votat e tij, pa konsensusin e opozitës !!!!! Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor nuk jane ligje e legjislacion që përfaqësojnë vullnetin politik të maxhorancës parlamentare. Kushtetuta e Republikës përfaqëson vullnetin e shumicës absolutet të sovranit, duke garantuar madje, të drejtat themelore të çdo minorance. Kodi Zgjedhor përfaqëson vullnetin e barabartë politik të maxhorancës dhe opozitës pasi në proçesin zgjedhor nuk ka maxhorancë dhe opozitë por blloqe politike që garojnë të barabartë.”

Sipas Nishanit, Edi Rama nuk mund të bëjë asnjë ndryshim sepse gëzon pëlqimin e vetëm 15% të popullsisë që e votoi në zgjedhjet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *