Ish-presidenti Bujar Nishani shprehet se kryeministri Edi Rama, te cilin e quan një gangster ka vendosur të provokojë NATO-n, BE dhe qytetarët shqiptarë me miratimin e ndryshimeve kushtetuese për hapjen e listave dhe ndalimin e koaliconeve parazgjedhore.

Në një postim në “Facebook”, Nishani e konsideron një model putinian, ndërsa shfaqet dyshues nëse ndërkombëtarët do ta lejojnë.

“Gangsteri në krye të sektit grabitqar vetëquajtur “rilindsa”, ka vendosur të provokojë Perëndimin, NATO, BE dhe shqiptarët me implementimin e modelit putinian në Shqipëri. Të shohim nëse Perëndimi, NATO, BE dhe shqiptarët do ta lejojnë ????”, shkruan Nishani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *