Ish-presidenti Bujar Nishani ka bërë thirrje që Shqipëria të izolojë marrëdhëniet ekonomike dhe politike me Serbinë.

 

Duke u ndalur tek votimi kundër Kosovës në INTERPOL, Nishani deklaroi se ky vendim nuk është gjë tjetër veçse një nxitje e urrejtjes në Ballkan në vend të mirëkuptimit.

 

Nishani deklaroi gjithashtu në “Facebook”, se kjo “aleancë anti” është një reminishencë e vjetër për të gjalluar hegjemoninë serbe kundër popujve të tjerë të Ballkanit.

 

“Votimi kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL nuk është gjë tjetër veçse mbajtja gjallë e armiqësisë në vend të pajtimit, është nxitje e urrejtjes në Ballkan në vend të mirëkuptimit, do të thotë mburojë për krimin e organizuar në vend të sundimit të ligjit. Kjo “aleancë anti”, është një reminishencë e vjetër për të gjalluar hegjemoninë serbe kundër popujve të tjerë të Ballkanit. Turp! Shqipëria duhet të iniciojë me vendet e tjera të Ballkanit një proçes izolimi ekonomik e politik ndaj platformës destruktive të Serbisë e cila vazhdon të investohet me aleatët e saj në minimin e paqes dhe stabilitetit të Ballkanit.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *