Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim edhe me opozitën për procesin e integrimit.

Nishani shkruan që kreu i qeverisë kërkon “tryezë gjithëpërfshirëse” pasi asgjesoi institucionet e pavaruar dhe burgosi  përfaqësuesit e opozitës në protestat e zhvilluara.

Sipas tij, zgjidhja e integrimit është lista me 15 detyrat që janë caktuar nga BE.

“Gangsteri në krye të qeverisjes anarkiste kërkon “tryezë gjithëpërfshirëse” për integrimin !!!!! Pasi asgjesoi zgjedhjet e lira dhe demokratike në këtë vend në bashkëpunim me krimin e organizuar, Pasi asgjesoi institucionet e pavarura duke grisur Kushtetutën e vendit me gazin helmues të policisë, Pasi asgjesoi ekuilibrat, ndarjet dhe kontrollin midis pushteteve në interes të tradhtisë kombëtare, Pasi shkatërroi ekonominë dhe tregun e lirë për të dhjamosur oligarkët e korruptuar, Pasi asgjesoi drejtësinë me militantët e korruptuar majtistë, Pasi arrestoi dhe burgosi opozitën në protesta, Pasi korruptoi dhe asgjesoi median e lirë, Pasi shkaktoi disa miliarda lek dëme përmes korrupsionit skandaloz (shihni raportet e KLSH në këto 7 vite),  Pasi zboi nga vendi në emigracion një çerek milioni njerëz të një popullsie prej 2 milion njerëzish , Pasi tallet, fyen, shan, burgos, varfëron çdo ditë shqiptarët, Kërkon “tryezë gjithëpërfshirëse” !!!!!!! Integrimi i ka listuar 15 detyrat (urdhëresat) që gangsterit ja kanë vënë mbi tryezë. Zgjidhja e integrimit është ajo listë mbi atë tryezë ! Kjo është Shqipëria Sot ! Ky vend evropian në Ditën e Evropës!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *