Subscribe

Një ditë para përballjes me Lulzim Bashën në forumet drejtuese të PD, grupimi  “Për Partinë Demokratike” ka takuar demokratët e Korçës rreth aksionit politik për ngritjen e PD pas procesit të 25 prillit.

Kryetari i këshillit kombëtar Bujar Nishani theksoi se Partia Demokratike i humbi zgjedhjet e 25 prillit dhe lideri i opozitës Basha duhet të marrë përgjegjësi për këtë rezultat duke u larguar nga drejtimi i partisë.

 

BUJAR NISHANI

KRYETAR I KESHILLIT KOMBETAR, PD

 

“Përgjegjësia politike e dorëheqjes është tregues i përgjegjshmërisë dhe dorëheqja e përgjegjësit kryesor është tregues që ti e konsideron interesin e partisë mbi interesin personal”

 

Por grupimi “Për PD” kërkon më shumë se largimi i Bashës dhe Nishani ka bërë apel për një reformim tërësor të partisë më të madhe të opozitës.

 

“Ne duhet të bëhemi të vërtetë dhe jo fiktivë, të vërtetë dhe jo hileqarë. PD ka nevojë për një reformim drastik. Thirrja kryesore është për PD ajo është më e madhe sesa një kryetari dhe karrige.”

 

Nishani ka vënë në dukje se nëse ky ndryshim nuk ndodh atëherë Edi Rama do të fitojë sërish.

 

 

“Rrezikojmë që PS të rrijë jo 8 e 12 vjet, por edhe 20 vjet.”

 

 

Të dielën do të mblidhet kryesia dhe këshilli kombëtar i PD; dhe për herë të parë Lulzim Basha do të përballet me figurat e Partisë Demokratike që kërkojnë largimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *