Subscribe

Oborri i kesaj shkolle ne Patos, eshte kthyer ne shesh xhirimi per filmin me te ri me skenar, te regjisorit te mirnjohur qe jeton ne SHBA Bujar Alimanit, filmat e te cilit kane garuar per cmimin me prestigjoz ate te  Oscarit, dhe kane fituar shume kompeticione te tjera, si dhe i eshte besuar regjisores Suela Bakos.

Skenografia dhe dekori na rikthejne ne qytetin e vogel  te vitin 1975, dhe puna per ekzekutimin e akteve ka nisur prej mengjesit, qe filmi me metrazh te shkurter “ “Kadillak dhe manaferra” te vije premier per publikun sa me shpejt.

Skenari ve ne qender nje personazh real, nje intelektual qe ben rezitence kunder regjimit komunist.

“Kadillak dhe Manaferra” do te ekzekutohet nga kasti i aktoreve Lulwzim Zeqja, Myzafer Zilfa, Daen Karameta,dhe te tjere, dhe eshte i pari qe ka rikthyer skenat e xhirmit qe pas pandemise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *