Subscribe

Nis vaksinimi masiv i popullsisë në Shqipëri. Këtë të diel, dhjetëra qytetarë janë grumbulluar në çadrat e ngritura në sheshin “Skënderbej” për këtë proces. Ata janë të vendosur në radhë dhe presin të bëhet regjistrimi i tyre e më pas të marrin dozën e parë.

 

Grupmoshat që do të vaksinohen do të jetë 70-75 vjeç. Në sheshin “Skënderbej”, përveç bluzave të bardha që do të injektojnë dozat te qytetarët, janë të pranishëm edhe ekipet e Urgjencës Kombëtare, për çdo rast.

 

Nuk mungojnë as efektivët e policisë, për të bërë të mundur qëndrimin e qytetarëve në radhë dhe respektimin e rregullave të vendosura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *