Ministrja e Shëndëtetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Infratrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të stafeve të Avicionit Civil, i cili ka nisur sot me stafin e “Air Albania” në Qendrën e Vaksinimit “Air Albania”.
Ministrja Manastirliu tha se procesi i vaksinimit do të shtrihet edhe në transportin urban.
“Ne jemi të angazhuar që të vijojmë vaksinimin jo vetëm të punonjësve të aviacionit civil por gjithashtu ta shtrimë dhe tek punonjësit e transportit, duke bashkëpunuar me Ministrinë e Infrastrukturës, për të gjithë këto subjekte të cilat ofrojnë këtë shërbim. Transporti publik është shumë i rëndësishëm, pasi ata janë direkt në kontakt dhe ofrojnë shërbime të rëndësishme për qytetarët ndaj dhe ne i kemi në prioritetet tona, për të filluar vaksinimin në një moment të shpejtë”, tha Manastirliu.
Nga ana tjetër, Balluku vlerësoi vaksinimin e punonjësve të Aviacionit Civil, duke e konsideruar një grup në risk të lartë.
“Sot kemi nisur vaksinimin me të gjitha grupeve të Aviacionit Civil, nisur nga Air Albania, si një grup i riskuar duke qenë se janë gjithë kohën në fluturim. Këta kanë qenë edhe heronjtë tanë gjatë gjithë kohës së riatdhesimit, por që e kanë bërë në mbrotjet totale të kushteve nga pandemia”, tha Balluku.