Subscribe

Ka nisur këtë të shtunë procesi i vaksinimit anti-Covid edhe në qytetin e Korçës. Në dy ditët e para, raporton Vizion Plus, pritet që të bëjnë injeksionin e parë rreth 500 bluza të bardha.

 

SILVA BINO

INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK

 

Do të vaksinohen mjekët,infermierët sanitarët, mjekët e familjes në të gjitha bashkitë e juglindjes. Pastaj do fillojmë me moshat e treta dhe personat që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, për të kaluar tek vaksinimi i të gjithë popullatës mbi 18 vjeç. Vaksina që po aplikohet është Pfizer, ka doza të mjaftueshme për të vaksinuar kategoritë që thamë më sipër.

 

Mjekët e infermierët, të cilët morën dozën e parë, u shprehën se procesi kaloi pa probleme.

 

I pranishëm në qendrën e ngritur për dhënien e vaksinën në ndërtesën e Ish-Shtëpisë së Oficerëve ishte edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Ai paralajmëroi shtrëngim të masave në rast të përkeqësimit të situatës.

 

NIKO PELESHI

MINISTER I MBROJTJES

 

“Në rast se ne do ti mbajmë numrat nën kontroll pa shkaktuar kolapsimin e spitaleve sigurisht që nuk ka nevojë për masa më të forta. Në rast se numrat do vijojnë. E rritje normalisht që do të ketë shtrëngim të masave. FA do të jenë në dispozicion të procesit për vaksinimin intensiv. Pra të gjithë mjekët, infermierët, ambientet, automjetet dhe çdo mjet logjistikë jemi gati ta vendosim në dispozicion.”

 

Që nga fillimi i procesit janë kryer 11,136 vaksinime anti-COVID. Ndërkohë, nw 10 ditwshin e parw tw marsit pritet që të vijë dërgesa e parë prej rreth 14 mijë doza nga kontrata me COVAX.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *