Subscribe

Pas përfundimit të vetdeklarimeve në 31 tetor, bashkia e Tiranës nxitoi që në faturën e nëntorit të ujësjellësit të përfshije taksën e rishikuar të banesës. Tashmë është fakt që pagesa e ujit për muajin që lamë pas është më e shtrenjtë.

 

Në varësi edhe të sipërfaqes si dhe vlerës së tregut, taksa e rritur e pronës nis nga 300 lekë në muaj. Qytetarët thonë se janë të surprizuar pasi nuk kishin njoftim që fatura e ujit do të vinte me taksën e pronës.

 

Ka edhe nga ata pensionistë që më kot kishin shpresuar se do të përjashtoheshin nga ky detyrim.

 

Nga 200 mijë abonentë që numëron ujësjellësi Tiranë, vetëm 50% e tyre kanë bërë deklarimin e sipërfaqes së pronës. Çka do të thotë se gjysma e objekteve në Tiranë po faturohen me sipërfaqe deri në 100  metra katrorë.

 

Burime zyrtare nga ujësjellësi thonë se pas tërmetit të 26 nëntorit ka nisur puna për ndërprerjen e kontratës për ato objekte që kanë dalë jashtë funksionit, ndërsa për  rreth 2000 familje që kanë pësuara dëmtime në banesë është falur fatura e ujit për muajin nëntor, së bashku me shpenzimet e tjera që përfshihen në të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *