Sot nis zyrtarisht viti i ri akademik 2025–2026 për universitetet publike dhe private në vend. Me këtë rast, Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh përmes rrjeteve sociale, duke uruar studentët dhe duke theksuar përmirësimet në kushtet e akomodimit në Qytetin Studenti.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me Qytetin Studenti, ku me nisjen e vitit të ri akademik do të akomodohen në kushte të denja afro 5 mijë studentë të Universitetit të Tiranës, rreth 700 më shumë se vitin e kaluar, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Deri më tani janë regjistruar afro 20 mijë maturantë, të cilët tyre kanë zgjedhur Universitetin e Tiranës për të ndjekur studimet.
Me prioritet këtë vit janë parë degët që lidhen me fushën e shëndetit, IT dhe inxhinieritë në përgjithësi të ndjekura nga programet ekonomi-financë.
Ndërkohë kotat në degët e mjekësisë, stomatologjisë, farmacisë dhe arkitekturës tek Universiteti Politeknik i Tiranës, janë plotësuar 100%, gjithashtu dhe degët e IT. Kuotat gjithashtu janë plotësuar edhe tek 2 Akademitë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe e Rendit.
/vizionplus.tv





