Pas ndërhyrjes ne autostradën Tiranë-Durrës, autoriteti rrugor shqiptar do te nise këtë enjte ndërhyrjen edhe ne aksin rrugor Fier-Levan.

 

Rehabilitimi do te nise nga Rotondo tek ish-parku, e deri tek rrethrrotullimi i qendrës tregtare ne Fier. Lëvizja e automjeteve në drejtimin Tiranë–Levan, do të devijohet në hyrje të qytetit të Fierit, në sheshin Egnatia.

 

Automjetet që do të vijnë nga Vlora dhe Gjirokastra drejt Tiranës do të kthehen majtas në rrugën kujTim Majaci dhe do të lëvizin në po të njëjtin drejtim si më lart deri në rreth rrotullimin Sheq ku lidhen përsëri me rrugën nacionale.

 

Punonjësit e autoritetit rrugor shqiptar, policisë së qarkullimit rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqendruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *