Subscribe

Qytetarët kanë nisur të mblidhen edhe këtë diel për të protestuar kundër rritjes së burimeve të energjisë dhe produkteve bazë të shportës.

Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci e cilësoi paketën e rezistencës sociale, një tallje kolosale me njerëzit.

“Hedh foto nga Ukraina për të shfrytëzuar në mënyrë banale, per te justifikuar vendimmarje të qelbura qe merr, tallje kolosale e interesave e vullnetit te njerëzve, e pafalshme se emergjenca jonë është të zgjidhen cështjet e cmimeve.”

Ndërkohë, fermerët e Devollit janë vendosur përballë drejtorisë së bujqësisë, në hyrje të qytetit, ku po zhvillojnë një protestë paqësore.

“Nëse nuk do të ulen plehrat, si pesticidet dhe nafta ne do të jemi të falimentuar. Nëse nuk do të vërë dorën shteti qeveria ne do të falimentojmë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *