E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Nis plotësimi i lëndëve me zgjedhje për maturantët

 

Nëse jeni te pavendosur per orientimin e studimeve te larta, keni edhe pak ore kohe për ta bere këtë. Per te gjithe maturantet e këtij viti ka nisur plotësimi i formularit A1, ku përcaktohen dy lendet me zgjedhje, njëherësh dhe drejtimi qe do te marrin ne universitet shkencor ose shoqëror. Drejtues te Agjencisë Kombëtare te Provimeve tregojnë se ky proces kryhet vetëm ne ambientet e shkollave nen monitorimin e mësuesve.

Reklamë

 

Çdo drejtori arsimore ka datat e përcaktuara per plotësimin e formularit te lendeve me zgjedhje. Me mbylljen e afatit nuk ka me mundësi per t’u rihapur procesi. Plotësimi i formularit A1 do te kryet deri ne 5 prill. Pas kësaj date, 5 dite afat është lene për ish-maturantet per te caktuar edhe ata lendet me zgjedhje. Ndërkohë Ministria e Arsimit po shqyrton propozimet e shkollave te larta për disa ndryshime per pranimet ne Universitete. Ajo qe do te mbetet e pandryshuar është mesatarja mbi 6, si kusht për te aplikuar per ne shkolle te larte, si dhe numri i preferencave te maturanteve qe edhe këtë vit do te jete po 10-te.

Reklamë

 

 

Më shumë video

Reklamë